RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Lajçak dhe këshilltari i kancelarit gjerman Scholtz diskutojnë për zhbllokimin e zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit

lajcak-dhe-keshilltari-i-kancelarit-gjerman-scholtz-diskutojne-per-zhbllokimin-e-zbatimit-te-marreveshjes-se-ohrit

Emisari sllovak, Miroslav Lajçak, ka takuar këshilltarin për politikën e jashtme dhe sigurisë të kancelarit gjerman, Jens Pletner, në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së,

Lajçak, përmes një postimi në platformën “X”, ka thënë se me Pletner kanë diskutuar për situatën në Ballkanin Perëndimor dhe mënyrën e zhbllokimit të zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit.

Po ashtu, emisari gjerman ka shprehur mirënjohjen e tij për angazhimin e Gjermanisë në procesin normalizimit.

“Në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së , me Jens Pletner, këshilltar për politikën e jashtme dhe sigurinë të kancelarit gjerman, diskutuam situatën në Ballkanin Perëndimor dhe mënyrën se si të zhbllokojmë zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit. Jam mirënjohës për angazhimin e fortë të Gjermanisë për procesin e normalizimit”, ka shkruar Lajçak.

Related posts

Zelensky ndryshon agjendën për ditët në vijim

RTI

Nagavci: Në qershor synojmë që mësimdhënësit t’i nënshtrohen një provimi

rezart morina

“Kosova t’i kthehet bashkëpunimit me aleatët”, DASH: Qeveria po rrezikon mundësitë që ne i krijojmë

admin