I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, ka njoftuar se ka diskutuar për zhvillimet e fundit në dialog, me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
Sipas Lajçak, ata kanë diskutuar edhe nevojën për riangazhimin dhe zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit.
“Këtë mëngjes fola me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Diskutuam në detaje për ngjarjet e fundit në dialog dhe nevojën për riangazhimin dhe zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit në dritën e Planit të Rritjes së BE-së për rajonin”, ka shkruar Lajçak në rrjetin social X.