I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak është takuar me sekretarin e shtetit të Spanjës për BE-në, Fernando Mariano Sampedro Marcos.
Takimi i tyre ndodhi në margjinat e Forumit Ekonomik Botëror dhe në aktivitetet e think-tankut pan-evropian, Këshillit Evropian për Marrëdhënie me Jashtë në Madrid.
Lajçak ka njoftuar se me spanjollin Marcos kanë diskutuar për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë dhe çështjet e tjera në Ballkan.
“Ne patëm një diskutim të gjerë dhe të dobishëm rreth Dialogut dhe çështjeve më të gjera të Ballkanit Perëndimor”, shkroi Lajçak në “X”. /Telegrafi/
The post Lajçak diskuton për dialogun Kosovë-Serbi me sekretarin spanjoll për BE-në first appeared on Radio Televizioni Iliria.