I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak ka njoftuar zyrtarisht për takimin që pati mbrëmë me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.
Ai ka treguar që pos Kurtit takim pati edhe me zëvendëskryeministrin e Kosovës Besnik Bislimin.
Sipas këtij njoftimi në Twitter, Lajcak bashkë me të dërguarin special të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar kanë pasur tri kërkesa për palën kosovare.
“Jemi thellësisht të shqetësuar për situatën në veri dhe bëjmë thirrje për deeskalim të menjëhershëm në terren, zgjedhje të parakohshme me pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës dhe kthim në dialog për normalizim”, ka shkruar Lajçak.