Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak ka bërë të ditur se gjatë vizitës së tij në Beograd është takuar me ministrin e sapoemëruar të Jashtëm të Serbisë, Marko Gjuriq.
Lajcak ka thënë se me Gjuriqin kanë diskutuar për procesin e dialogut si dhe për procesin e integrimit të Serbisë në BE.
“Në Beograd pata rastin të takohem edhe me ministrin e jashtëm të sapoemëruar Marko Gjuriq. Ne diskutuam për dialogun dhe procesin e integrimit të Serbisë në BE. I urova suksese në detyrën e re”, ka shkruar Lajçak në X.