Miroslav Lajçak, i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, po merr pjesë në edicionin e sivjetmë të Forumit Evropian Alpbach 2023.
Lajçak ka ndarë foto të takimeve edhe me presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.
“E nisa sezonin e vjeshtës me dy ditë bisedash pasuruese rreth asaj se çfarë do të thotë për Evropën të jetë e guximshme. Mirë për të diskutuar me ekspertë, kolegë, miq dhe më e rëndësishmja me të rinjtë tanë në këtë vit”, ka shkruar ai në rrjetin social “Twitter”.