I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, është takuar në në Ëashington me ndihmëssekretarin amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien si dhe zëvendës ndihmës sekretarin Gabriel Escobar.
Siç ka njoftuar në platformën “X”, gjatë takimit është diskutuar për rrugën përpara të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.
Lajçak shtoi se është rikonfirmuar bashkëpunimi i shkëlqyer mes SHBA-së dhe BE-së.
“Një kënaqësi për t’u takuar @StateEUR Jim O’Brien dhe Zëvendës Ndihmës Sekretari Escobar në Washington sot për të diskutuar rrugën përpara në Dialog dhe çështje të tjera rajonale në Ballkanin Perëndimor. Rikonfirmuam bashkëpunimin tonë të shkëlqyer”, shkroi Lajçak.
Ndërkaq O’Brien tha se SHBA mbështet fuqishëm dialogun si rrugë drejt marrëdhënieve paqësore dhe produktive./Telegrafi/
The post Lajçak në Washington takohet me O’Brien dhe Escobarin, flasin për rrugën përpara të dialogut first appeared on Radio Televizioni Iliria.