I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë- Serbi, Mirosllav Lajçak ka nisur takimet e së martës në kuadër të nivelit të kryenegociatorëve.
Ai të parin e ka takuar kryesuesin e delegacionit të Beogradit Petar Petkoviq, raporton Danas.
Më pas, Lajçak po ashtu pritet të takohet me kryenegociatorin dhe zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi.
Ndërkohë, ende nuk dihet nëse do të ketë takim trepalësh.