RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Lajçak: Nisja e reduktimit të policëve, hap i rëndësishëm drejt deeskalimit në veri

lajcak:-nisja-e-reduktimit-te-policeve,-hap-i-rendesishem-drejt-deeskalimit-ne-veri

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak ka mirëpritur vlerësimin e sotëm të parë përbashkët të sigurisë mes Policisë së Kosovës, EULEX-it dhe KFOR-it.

Në një postim në Tëitter, ai e vlerësuar këtë si hap të rëndësishëm për depërshkallëzimin e situatës në veri të Kosovës, përcjell teve1.info

“E mirëpres vlerësimin e parë të përbashkët të sotëm të sigurisë ndërmjet Policisë së Kosovës, EULEX-it dhe KFOR-it, siç është rënë dakord në Bratislavë. Ky është një hap i rëndësishëm drejt deeskalimit të plotë të tensioneve në veri të Kosovës”, ka shkruar ai.

Të premten pritet të filloj reduktimi i pjesëtarëve të Policisë së Kosovës prej 25 për qind nga komunat veriore.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, ky veprim do të filloj pas konstatimit të përbashkët të Policisë së Kosovës dhe EULEX-it dhe KFOR-it në takimin punues të mbajtur të enjten (sot) se situata e sigurisë në këto komuna është e mirë.

Sipas njoftimit të Policisë, në këtë takim është konstatuar se situata e sigurisë në dhe përreth objekteve të komunave veriore është e mirë.

Related posts

Taravari: Do të jem ministër Shëndetësisë

RTI

Arabia Saudite do të sigurojë 1.2 miliardë dollarë për Jemenin

rezart morina

Ylli i serialit  “Squid Game” shpallet fajtor për sulm seksual, ja dënimi që gjykata vendosi ndaj 79-vjeçarit

admin