RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Lajçak pas takimit me Kurtin: Të gjitha energjitë janë fokusuar te dialogu dhe marrëveshja

lajcak-pas-takimit-me-kurtin:-te-gjitha-energjite-jane-fokusuar-te-dialogu-dhe-marreveshja

I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, e ka quajtur të hapur dhe të sinqertë takimin me kryeministrin Albin Kurti.

Ai ka thënë se qëllimi ishte diskutimi i propozimit evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Qëllimi i takimit ishte të diskutojmë propozimin për normalizim që ia kemi paraqitur në shtator e më pas në dhjetor. Kemi më shumë se dy orë në takim që do të thotë se takimi nuk ishte i lehtë, ishte i gjatë, por shumë i hapur dhe i sinqertë. Është shumë herët të bëjmë ndonjë deklaratë dramatike sepse jemi në mes të misionit dhe do vazhdojmë në Beograd. Nuk mund të them shumë”, ka thënë ai para gazetarëve pas takimit në Qeveri.

Lajçaku ka thënë se shpreson që të shfrytëzohet potenciali i plotë i këtij propozimi.

“Ne kemi pritur kuptim më të mirë të mundësive që ky propozim i ofron. Shpresoj të mbërrijmë atje, tek mirëkuptimi i plotë si dhe shfrytëzimi i plotë i potencialit që ka ky propozim. Ne do të vazhdojmë të punojmë në këtë”, ka thënë ai.

Lajçaku ishte i shoqëruar nga emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i dërguari i posaçëm i Francës, Emmanuel Bonne, ai i Gjermanisë, Jens Plotner, dhe Francesco Talo, këshilltar i kryeministres së Italisë.

Related posts

Donald Trump habit me deklaratën: Nëse Kamala Harris fiton, Lufta e Tretë Botërore është praktikisht e garantuar

admin

Gjatë 2023-ës mbi 2200 shkurorëzime në Kosovë, kryeson Komuna e Prizrenit

admin

Shtatë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit në Kosovë

admin