RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Lajçaku thotë se ishte pozitiv takimi Kurti – Vuçiq, është optimist për një marrëveshje

lajcaku-thote-se-ishte-pozitiv-takimi-kurti-–-vuciq,-eshte-optimist-per-nje-marreveshje

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se takimi i 18 gushtit në Bruksel mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ishte mjaft pozitiv.

“Ishte një rund shumë më ndryshe. Ne patëm një diskutim shumë profesional, të fokusuar dhe me respekt, nuk u grindën, ata respektuan vizionet që kishte secili dhe ishin të vetëdijshëm se ku janë dallimet. Mund të them se atmosfera në këtë takim ishte dukshëm më e mirë”, ka thënë Lajçak në një intervistë për BBC-në në gjuhën serbe.

Lajçak sot është në vizitë në Kosovë, ku në përcjellje të dërguarit të posaçëm të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobarin, do të takohen me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministrin Kurti.

Në takimin e 18 gushtit nuk ishte arritur një dakordim për targat dhe dokumentet hyrje/dalje.

Lajçak ka thënë se gjithmonë kanë disa zgjidhje gati.

“Ne gjithmonë kemi disa zgjidhje të gatshme, por së pari inkurajojmë palët të na tregojnë se si e shohin zgjidhjen. Asnjëherë nuk është parim merr ose lëre, por është profesionale dhe ne gjithmonë kemi propozimet që i vendosim në tryezë. Unë mund të imagjinoj çdo situatë, përfshirë edhe që të dyja palët të ndalojnë lëshimin e dokumenteve të tilla, por edhe skenarë shumë më të këqij – ne duam t’i shmangim ashtu gjithashtu. Ne kemi disa propozime që janë aktuale, por sigurisht se nuk na ndihmon të flasim për to publikisht, ndërsa ende jemi duke i diskutuar”, ka thënë Lajçak.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot në mbledhje të Qeverisë ka thënë se Lajçaku ka dhënë katër propozime për çështjen e targave dhe dokumenteve hyrje/dalje.

Lajçak ka thënë se derisa tash prioritet është të ndihmohet Ukraina në luftë kundër Rusisë, nuk mund të mirëkuptohet një konflikt i mundshëm në Ballkan.

“Ka një moment të favorshëm për Ballkanin. BE-ja e kupton se nuk duhet të duket sikur ka humbur interesin dhe ka kthyer kokën nga lindja, prandaj na duhen shembuj pozitivë nga rajoni. Ngjtiësit sigurisht janë më të mira sesa targat e përkohshme që njerëzit i vendosnin dhe i hiqnin. Është një masë e përkohshme dhe nuk kam dërgjuar që dikush ankohet për këtë”, ka thënë Lajçak.

Emisari i BE-së për dialogun ka thënë se çdo gjë është e lidhur.

“Është me rëndësi të shihet se si këto çështje përshtaten në marrëveshjen epërgjithshme, për të cilën patëm një bisedë të parë të rëndësishme. Pas dy takimeve që nuk ishin veçanërisht produktive, ne thamë se duam të kemi diçka konkrete për bisedën e radhës. Çështja e njerëzve të zhdukur kishte më shumë kuptim të ishte pikërisht ajo pikë – më pak përçarëse, e rëndësishme për të dyja palët dhe ne ishim afër përfundimit të dokumentit, kur ngjarjet në terren hapën nevojën për menaxhim të krizave”, ka thënë Lajçak.

Lajçak ka folur edhe për Asociacionin.

“Marrëveshja e Brukselit është ratifikuar në Kuvendin e Kosovës dhe është obligim ligjor i Kosovës – aspekti juridik është më i madh se i shumë marrëveshjeve tjera të arritura në Bruksel e të cilat nuk janë ratifikuar. Aspekti politik është rreth nesh dhe na pengon ta zbatojmë marrëveshjen. Mesazhi im për partnerët në Kosovë është që të ndryshojnë narrativën – mos mendoni për këtë çështje si diçka që nuk dëshironi të jetë dhe filloni të mendoni se çfarë mund të jetë. Mendoni si mundësi e jo kërcënim”, ka thënë Lajçak.

Lajçak ka thënë se zbatimi i marrëveshjeve të arritura vlen si për Serbinë ashtu edhe për Kosovën.

Lajçak ka thënë se është optimist në arritjen e një marrëveshjeje mes palëve.

“Nuk ka zgjedhje në Serbi e Kosovë deri në vitin 2025, nuk ka zgjedhje të mëdha në Evropë, madje edhe në SHBA deri në vitin 2024 nuk ka zgjedhje. Ne kemi periudhë prej dy vjetëve për t’u fokusuar plotësisht në punë. Do të ishte dështim nëse në dy vjetët e ardhshme do të ishim në të njëjtën vend.

Related posts

Polonia kritikon shefen e BE-së për komentet e saj mbi fitoren e krahut të djathtë në zgjedhjet në Itali

admin

Erdoğan: Turqia do t’i përgjigjet Perëndimit më 28 maj

rezart morina

Protestat antiqeveritare në Bangladesh/ Qytetarët përplasje të ashpra me policinë, humbin jetën të paktën 50 njerëz

admin