RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Lavrov: Rusia nuk ka ndërmend të sulmojë vendet e NATO-s

lavrov:-rusia-nuk-ka-ndermend-te-sulmoje-vendet-e-nato-s

Ministri rus i Punëve të Jashtme, Sergey Lavrov, ka deklaruar se vendi i tij nuk ka ndërmend të sulmojë vendet e NATO-s, duke përsëritur komentet e bëra nga presidenti rus, Vladimir Putin, në përgjigje të komenteve të bëra nga presidenti amerikan, Joe Biden, në fillim të këtij muaji, transmeton Anadolu.

“Ai (presidenti Putin) tha se kjo është e pakuptimtë dhe të gjithë, përfshirë presidentin Biden, e dinë mirë se Rusia nuk ka plane të tilla, se nuk kemi asnjë mos marrëveshje territoriale me vendet e NATO-s. Në përgjithësi, ne nuk kemi më mos marrëveshje territoriale me askënd, përfshirë Japoninë”, tha Lavrov në një intervistë me kanalin televiziv ‘Channel One’.

Siç tha Lavrov, ishte Perëndimi ai që i ndërpreu marrëdhëniet me Rusinë dhe Moska nuk u përpoq kurrë t’i prish lidhjet.

“Ishin ata që i ndërprenë marrëdhëniet me ne, na bënë ose kundërshtar ose tani armik. Ne kurrë nuk kemi kërkuar t’i prishim këto marrëdhënie”, tha Lavrov, duke argumentuar se deklarata të tilla flasin për “situatën shumë të dëshpëruar” nga ana e Washingtonit.

Gjatë një interviste me kanalin televiziv ‘Rossiya-1’ të lëshuar dje, Putin i përshkroi si të “pakuptimta” komentet e presidentit amerikan se Moska dyshohet se synon të sulmojë vendet e NATO-s.

Ai tha se Biden i bëri komentet për të “justifikuar politikën e tij të gabuar” kundër Rusisë.

Related posts

Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

RTI

BE nën presion kohor për ta miratuar formalisht planin për rritjen ekonomike! Gjashtë mln euro ndihmë financiare për vende e Ballkanit, dakordësia s’është arritur ende

admin

Një snajper izraelit qëllon një grua palestineze dhe djalin e saj në mes të rrugës në Gaza

admin