RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

LDK e gatshme për zgjedhje pas darkës Kurti-Krasniqi

ldk-e-gatshme-per-zgjedhje-pas-darkes-kurti-krasniqi

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, tha se LDK është e gatshme për zgjedhje, pasi para pak minutash kryeministri Kurti kërkoi bashkëpunimin e opozitës për mbajtjen e tyre.

Por Haziri vlerësoi se “kryeministri nuk është gati”.

“Nga sonte nga nesër fillon me u numëru mbrapsht koha për zgjedhje, sa i përket LDK-së gati në çdo kohë, por nuk po besoj që kryeministri është gati. Ka fillu me u akomodu dhe po i intereson më shumë një mandat kalendarik sesa një mandat me agjendë të realizuar”, tha Haziri në Pressing.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, është deklaruar për media pas takimit që zhvilloi me kreun e PDK-së, Memli Krasniqi, në të cilin prezent ishin edhe Mimoza Kusari nga LVV dhe Abelard Tahiri nga PDK.

Kurti tha se në takim u diskutua për zgjedhjet e reja dhe sipas tij stinët më të përshtatshme për mbajtjen e tyre janë pranvera e vjeshta, por për caktimin e tyre tha se pret bashkëpunim me opozitën.

Related posts

“Situatë e tensionuar e sigurisë”/ Serbia bllokon kalimin në kufi, Kosova thirrje qytetarëve: Shmangni me çdo kush kalimin nëpër territorin serb

admin

Gjukanoviq nënshkruan Ligjin për president, por nuk do ta zbatojë

admin

Publikohet video e heroit Afrim Bunjaku duke patrulluar në rrugët e Zveçanit

admin