Lidhja Demokratike e Kosovës ka bërë të ditur se dje e ka marrë draft-statutin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja politike e këtij subjekti, Sibel Halimi.
Ajo, shkurtimisht tha se “po, dje e kemi pranuar draft-statutin”, ndërsa për detaje të tij tha se do të flasin më vonë.
Kujtojmë se emisari special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, pati takuar krerët e partive opozitare në vend.
Pas takimit, kreu i PDK-së, Memli Krasniqi dhe ai i LDK-së, Lumir Abdixhiku, patën deklaruar se gjatë takimit me Lajçakun nuk e kanë parë draft-statutin.
Por, ndryshe nga homologët e tij opozitarë kishte deklaruar kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili tha se gjatë takimit ka arritur që ta lexojë draftin.