RTV AHIRETI
Shëndetësi

Lëng me arra dhe boronicë për një shëndet të fortë

leng-me-arra-dhe-boronice-per-nje-shendet-te-forte

Arrat janë një nga përbërësit e njohur për vaktet me tërshërë, ëmbëlsira të ndryshme dhe për sallatat e freskëta.

Por kur bëhet fjalë për recetat e lëngjeve, shtimi i tyre në përzierje nuk është gjithmonë ajo që mund t’ju vijë në mendje.

Megjithatë, arrat janë nga përbërësit më të mirë që mund t’i shtohen pijeve për më tepër lëndë ushqyese dhe shije.

Ato janë ndër arrorët që janë një burim i shkëlqyer i acidit alfa-linolenik dhe acidit yndyror omega-3 me bazë bimore.

Si një nga burimet më të mira të ushqimeve me bazë bimore të omega-3, vetëm 28 gr me arra siguron 2,5 gr të acidit alfa-linolenik.

Studimet në të cilat AgroWeb.org mbështet, tregojnë se konsumi i acideve yndyrore omega-3 me bazë bimore, mund të jetë një mënyrë efikase për të reduktuar rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Të shijshme dhe të gjithanshme në receta, arrat ofrojnë gjithashtu proteina dhe fibra me bazë bimore.

Dy lëndë ushqyese që mund të nxisin ngopjen, duke ju ndihmuar të shmangni krizat e urisë menjëherë pas konsumit të tyre.

Plus, ato janë një burim i antioksidantëve, kalciumit, magnezit dhe një sërë lëndësh ushqyese të tjera të rëndësishme për shëndetin tuaj.

Kombinimi i arrave me boronica, hurma, kos dhe qumësht ju jep një lëng të mbushur me një larmi të pabesueshme lëndësh ushqyese që dhurojnë shëndet.

Dhe më e rëndësishmja, përzierja e të gjithë këtyre përbërësve së bashku thjesht ju fal një shije të mahnitshme.

Nëse jeni gati për një lëng që mbështet shëndetin e zemrës, shuan urinë, ju fal shije dhe ndihmon shëndetin tuaj, lexoni më poshtë recetën.

Përbërësit (për 2 persona)

1 e 1/2 gotë me boronica të ngrira

1/2 filxhan arra

1/2 gotë kos me 2% yndyrë

1/2 gotë qumësht

2 kokrra hurma arabie

1 gotë me akull

Kanellë sipas dëshirës

Përagtitja

Mënyra e përgatitjes së këtij lëngu është mjaft e thjeshtë dhe kushdo mund të provojë ta përgatisë vetë atë, mjafton të keni vetëm një mikser.

Bashkoni të gjithë përbërësit në mikser dhe përpunojini derisa ato të bashkohen dhe masa të jetë homogjene.

Hidheni në dy gota, spërkateni me kanellë pluhur dhe në fund shijojeni.

Related posts

Si t’i mbani frutat të freskëta për 24 orë

rezart morina

Frutat më të shëndetshëm për t’i ngrënë këtë vjeshtë

admin

Kjo gjë në kuzhinë thuhet se ka më shumë baktere se tualeti

rezart morina