Prokuroria Themelore në Prishtinë ka lëshuar njoftim zyrtar lidhur me incidentin tragjik të mbrëmshëm në lagjen Aktash në Prishtinë, ku një person u vra dhe pesë të tjerë u plagosën pas të shtënave mes dy grupeve. Ndaj pesë të plagosurve, të cilët janë tashmë të dyshuar për rastin është lëshuar urdhri për ndalim, raporton Gazeta Sinjali.
Pesë të dyshuarit Salih Sekiraqa, Korab Gashi (vëllai i të vrarit Premtim Gashi), Robert Llumnica (29-vjeçar), Fatos Abazi (35-vjeçar) dhe Valdrin Ademi (21-vjeçar), janë ndaluar.
Ndërsa, Prokuroria ka njoftuar se po zhvillohen hetime për t’i zbuluar edhe personat e tjerë të përfshirë në rast.
“Rasti penal është filluar në drejtim të veprës penale “Vrasja e Rendë” në bashkëkryerje, si dhe veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” ku në këtë rast me vendim të prokurorit janë ndaluar pesë (5) persona, si dhe janë duke u zhvilluar veprime hetimore në identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë rast pasi që dyshohet se në këtë rast janë të përfshirë edhe persona të tjerë ende të pa identifikuar.”
Tutje, në njoftim thuhet se të plagosurit që po marrin trajtim mjekësor ndodhen jashtë rrezikut për jetë.
“…pesë të dyshuar kanë marrë lëndime trupore dhe janë dërguar Klinikën Emergjente në QKUK, për të marrë trajtimin e duhur mjekësor dhe për momentin janë jashtë rrezikut për jetë.”
Me urdhër të prokurorit të shtetit, është bërë sigurimi i vendit të ngjarjes nga Policia e Kosovës si dhe janë kryer veprimet hetimore nga Njësia e Forenzikës.
“Po ashtu me urdhër të Prokurorit trupi i pa jetë i gjetur në vendin e ngjarjes është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për të iu bërë Autopsia.
Rasti penal është filluar në drejtim të veprës penale “Vrasja e Rendë” në bashkëkryerje, si dhe veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” ku në këtë rast me vendim të prokurorit janë ndaluar pesë (5) persona, si dhe janë duke u zhvilluar veprime hetimore në identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë rast pasi që dyshohet se në këtë rast janë të përfshirë edhe persona të tjerë ende të pa identifikuar.” – njoftoi tutje Prokuroria.
The post Lëshohet urdhri për ndalimin e Sekiraqës dhe të plagosurve të tjerë që u përfshinë në rastin tragjik në Aktash first appeared on Radio Televizioni Iliria.