Lëvizja FOL ka bërë monitorimin e aktiviteteve të parapara në Planin Kombëtar për Zhvillim për periudhën janar-qershor.
Kjo Lëvizje thekson se nga 147 aktivitete të parapara të realizohen brenda periudhës janar-qershor 2024 Qeveria e Republikës së Kosovës ka arritur të realizoj vetëm 49 prej tyre apo 33 për qind.
Mexhide Demolli-Nimani – drejtore në Lëvizjen FOL, tha se për 39 aktivitete apo (27 %) nga tri ministri (Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Ministria e Financave dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit), FOL nuk ka pranuar përgjigje se sa janë realizuar aktivitetet e tyre për periudhën e parë gjashtë mujore.
The post Lëvizja Fol: Qeveria realizoi vetëm 33 për qind të Planit kombëtar për zhvillim për gjashtë muaj first appeared on Radio Televizioni Iliria.