Numri i të vdekurve nga përmbytjet shkatërruese të shkaktuara nga stuhia Daniel në Libi është rritur në 6.000, njoftoi një zyrtar i qeverisë së unitetit, raporton Anadolu.
Duke folur për Anadolu, Saadeddin Abdul Wakil, nënsekretari i Ministrisë së Shëndetësisë të qeverisë së unitetit, tha se numri i të vdekurve u rrit në 6.000, ndërsa mijëra mbeten të zhdukur.
“Numri i të vdekurve konsiderohet preliminar dhe kjo është një statistikë për të gjitha zonat e prekura nga përmbytjet, ndërsa qyteti Derna ka shënuar numrin më të madh”, tha ai duke u frikësuar se numri i të vdekurve mund të rritet në orët në vijim.
Spitalet qeveritare në zonat e prekura pothuajse nuk janë funksionale, tha Wakil, duke shtuar se po bëhen përpjekje për të rikthyer në funksionim 10 spitale dhe 20 qendra mjekësore.
Federata Ndërkombëtare e Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe të hënën përpiloi listën e të zhdukurve pas përmbytjeve në 10.000.
Shirat e rrëmbyeshëm nga cikloni i fuqishëm të dielën përfshinë disa zona në Libinë lindore, veçanërisht Bengazin, Al Bayda dhe Al-Marj, si dhe Soussa dhe Derna.