RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Liderët e ballkanit me projekte të përbashkëta për të ndalur ikjen e të rinjve

lideret-e-ballkanit-me-projekte-te-perbashketa-per-te-ndalur-ikjen-e-te-rinjve

Integrimet evropiane, ndryshimet klimatike dhe shpërngulja e të rinjëve, janë temat të cilat ishin në fokusin e takimit të sotëm të liderëve të rajonit, në kuadër të Procesit të Bërdo – Brionit.

Nikoqiri i këtij takimi presidenti Stevo Pendarovski u shpreh se ata kanë rënë dakord që të përforcojnë kapacitetet rajonale për të parandaluar ikjen e të rinjëve.

“Porosia jonë e përbashkët është që të bëjmë përpjekje rajonale dhe bilaterale për të krijuar përspektivë që të rinjët të qëndrojnë në rajon dhe të realizohen në vendet e tyre. Më lejoni të shpreh kënaqësinë time që në këtë takim arritëm ta miratojmë deklaratën këtu në Shkup, për konstatimet e sotme”.

Presidenti kroat Zoran Millanoviq u shpreh që Kroacia dhe Sllovenia do të ndihmojnë që integrimi i vendeve të rajonit të mos prolongohet sikurse deri më tani.

“Kroacia dhe Sllovenia mund të ndihmojnë që kjo pjesë e Evropës të integrohet më shpejtë në BE dhe ajo filozofi dhe politikë e prolongimit të mos zgjatë aq sa ka zgjatur. Sa i përket kësaj mjetet dhe fuqit që e i kemi në dispozicion janë të kufizuara”.

Presidentja e Sllovenisë Natasha Pirc Musar tha se sivjet pas takimit do të ketë aksione konkrete.

“Kemi identifikuar që shtetet e Ballkanit Perëndimor të përfshihen në Roamingun e Evropës, si dhe anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në mekanizmin e BE-së për përgjigje ndaj katastrofave natyrore”.

Të pranishëm janë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj, ai i Serbisë Aleksandar Vuçiq, i Malit të Zi Jakov Milatoviq dhe antarë të presidencës së Bosnje hercegovinës, Zhelko Komshiq, Denis Beqiroviq dhe Zhelka Cvijanoviq.

Liderët e rajonit që morën pjesë në mbledhjen e sotme, në vilën “Vodno”, arritën mbrëmë, ku u pritën nga presidenti Pendarovski. Procesi i Brdo-Brionit për të parën herë u mbajtë në vitin 2013, pas një iniciative të përbashkët të presidentëve të Republikës së Sllovenisë dhe Kroacisë.

Liderët e vendeve të procesit të Bërdo – Brionit takohen së paku një herë në vit.

Emine Ismaili /SHENJA/

 

 

Related posts

Sateliti i ri i NASA-s niset drejt Hënës

admin

“Fatkeqësisht ai vdiq”/ SHBA: Marrëveshja për shkëmbimin e të burgosurve përfshinte edhe Alexei Navalny

admin

Rasti tragjik në Prevallë: Kjo është gjendja e katër personave të lënduar që u goditën dje nga rrufeja

RTI