RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Liderët e vendit dhe ambasadorët e Quint-it, në takim për procesin e KiE

lideret-e-vendit-dhe-ambasadoret-e-quint-it,-ne-takim-per-procesin-e-kie

Presidenca e Republikës së Kosovës, ka njoftuar se është duke u mbajtur një takim i tre liderëve të vendit me ambasadorët e shteteve të Quint-it.

“Takimi i Presidentes Osmani, Kryetarit Konjufca dhe Kryeministrit Kurti bashkë me ambasadorët e shteteve të Quint-it lidhur me anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës (KiE)”, thuhet në njoftimin e Presidencës së Republikës së Kosovës.

Ndryshe Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës do të diskutojë për anëtarësimin e Kosovës në KiE më 16 prill.

Në këtë diskutim do të ketë prezantim të raportit nga Raportuesja për Kosovën, Dora Baokyannis, Azdeh Rojhan nga Suedia dhe Beatrice Fresko Rolfo nga Monaco.

Pas debatit do të ketë edhe votim dhe nëse Kosova kalon me sukses këtë fazë, votimi që pritet të ndodh në maj në Këshillin e Ministrave të KiE do të jetë ai që do të përcaktojë nëse Kosova do të arrijë të anëtarësohet në Këshill të Evropës.

Kosova më 27 mars e ka kaluar me sukses votimin në Komitetin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Me 31 vota për, 4 kundër dhe 1 abstenim, Komisioni për Çështje Politike e ka miratuar opinionin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, e cila e rekomandon Këshillin e Evropës që ta ftojë Kosovën për t’u bërë anëtare.

Hapi i radhës, sipas këtij komiteti, do të jetë votimi i raportit para Asamblesë Parlamentare në përbërjen e saj të plotë.

Ky opinion rekomandon anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës pa asnjë parakusht shtesë.

Related posts

Covid-19 po bën kërdi në Kinë, dyshohet për fshehje të vdekjeve

admin

Atentati i dështuar ndaj Donald Trump/ Çfarë do të ndodhte nëse ndonjë kandidat presidencial do të vdiste para ditës së zgjedhjeve? Ja çfarë parashikojnë rregullat

admin

Rama: Kemi nisur përgatitjet për tregun e përbashkët rajonal

admin6