RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Lideri i Katarit dënon ashpër agresionin e egër kundër palestinezëve.

lideri-i-katarit-denon-ashper-agresionin-e-eger-kunder-palestinezeve.

Emiri i Katarit, Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani e ka quajtur sulmin e Izraelit ndaj Gazës “agresioni më barbar, i urryer dhe më i gjerë, duke shkelur vlerat njerëzore, konventat dhe normat ndërkombëtare”.

Duke folur para Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ai gjithashtu tha:

Dështimi për të ndërhyrë për të ndaluar agresionin është një skandal i madh.

Kauza palestineze nuk do të margjinalizohet dhe të zhduket përmes “zhdukjes së popullit palestinez”.

Dënoi vrasjen izraelite të liderit politik të Hamasit, Ismail Haniyeh, kryenegociatori i Hamasit në bisedimet për një armëpushim dhe lirimin e pengjeve izraelite.

“Izraeli aktualisht po bën një luftë në Liban dhe askush nuk e di se deri në çfarë mase kjo luftë mund të përshkallëzohet. Kjo është ajo që ne kemi paralajmëruar vazhdimisht.”

Related posts

Kurti: Armatimi i madh i Serbisë tregon që synon eskalimin

RTI

Iz’raeli sekuestron 441 dynymë tokë që u përkisnin pa’lestinezëve në Br’egun Perëndimor

RTI

Dy të vdekur nga një shpërthim në Lushnjë

admin