RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Lideri i opozitës: Iz’raeli është zhytur në moçal ekonomik për shkak të keqmenaxhimit

lideri-i-opozites:-iz’raeli-eshte-zhytur-ne-mocal-ekonomik-per-shkak-te-keqmenaxhimit

Kreu i opozitës izraelite, Yair Lapid, ka kritikuar politikat ekonomike të qeverisë izraelite, duke deklaruar se ulja e fundit e vlerësimit të kredisë së Izraelit nga kompania e shërbimeve financiare Moody’s shërben si një tregues i qartë i situatës së rëndë ekonomike të vendit, transmeton Anadolu.

Në një intervistë me Radion Publike të Izraelit, Lapid iu referuar vendimit të kompanisë Moody’s për uljen e vlerësimit të kredisë së Izraelit me dy shkallë në ‘Baa1’ nga ‘A2’, duke shënuar nivelin më të ulët në historinë e agjencisë për vendin.

Lapid e përshkroi këtë ulje si një shenjë e zhytjes së Izraelit në një “moçal ekonomik për shkak të keqmenaxhimit”.

“Kur ministri i Financave, Bezalel Smotrich, pretendon se ulja nga Moody’s është rezultat i luftës, nuk duhet besuar. Jemi të zhytur në një moçal ekonomik për shkak të keqmenaxhimit”, tha lider i opozitës izraelite.

Të premten, Moddy’s njoftoi uljen e vlerësimit, duke përmendur rritjen e konsiderueshme të rreziqeve gjeopolitike që kanë pasoja thelbësore negative për aftësinë kreditore të Izraelit si në afat të shkurtër ashtu edhe në afat të gjatë.

Vlerësimi i ri nënkupton që emetimi i borxhit të jashtëm do të bëhet më i shtrenjtë për Izraelin, duke penguar potencialisht investitorët për shkak të rreziqeve të rritura që lidhen me investime të tilla.

Duke iu referuar ofensivave të fundit ushtarake, Lapid komentoi vrasjen e sekretarit të përgjithshëm të Hezbollahut, Hassan Nasrallah, duke theksuar: “Unë nuk jam kundër operacioneve ushtarake apo përdorimit të forcës, por duhet të ketë një vendim në lidhje me vizionin tonë politik”.

Ai më tej vendosi në pikëpyetje nëse Izraeli po vendos aktualisht objektiva strategjikë për vete, duke e drejtuar pyetjen e tij drejt qeverisë së kryeministrit, Benjamin Netanyahu: “Pse nuk e bëtë këtë tetë muaj më parë?”

Komentet e liderit të opozitës vijnë pasi ushtria izraelite njoftoi vrasjen e Hassan Nasrallah-it në një sulm ajror të kryer nga avionët luftarakë F-35 të premten, që shënjestruan një zonë në periferinë jugore të Bejrutit, një bastion i Hezbollahut. Grupi libanez më vonë konfirmoi vdekjen e liderit të saj.

Fraksionet libaneze dhe palestineze, më së shumti Hezbollah, kanë shkëmbyer zjarr çdo ditë me forcat izraelite përtej Linjës së Kaltër që nga 8 tetori i vitit 2023.

Deri më tani, shkëmbimet e vazhdueshme në Liban kanë marrë jetën e 1.673 njerëzve, duke përfshirë 104 fëmijë dhe 194 gra, me 8,603 të tjerë të plagosur.

Komuniteti ndërkombëtar ka shprehur shqetësimin për veprimet e Izraelit në Liban, duke paralajmëruar se sulmet mund të përshkallëzojnë konfliktin e vazhdueshëm të Gazës në një luftë më të gjerë rajonale.

Related posts

“Më vdekjeprurëse se vetë shpërthimi!”- Armët izraelite të mbushura me copëza që shkaktojnë lëndime fatale te fëmijët në Gaza, “The Guardian” sjell rrëfimet e mjekëve

admin

“India mund të luajë rol të madh në kthimin e refugjatëve të Arakanit në Mianmar”

admin

Ministrja belge: Belgjika humbet “mundësinë historike” me mos njohjen e shtetit palestinez

admin