RTV AHIRETI
Lajme

Lista Serbe i ankohet shefit të ri të BE-së në Kosovës: Kurti do t’i dëbojë serbët, mungesa e Asociacionit, shkaku i të gjitha problemeve

lista-serbe-i-ankohet-shefit-te-ri-te-be-se-ne-kosoves:-kurti-do-t’i-deboje-serbet,-mungesa-e-asociacionit,-shkaku-i-te-gjitha-problemeve

 

Shefi i Zyrës së Bashkimit Europian në Kosovë, Aivo Orav është takuar me përfaqësues të Listës Serbe pas takimeve që i pati këto ditë me krerët e vendit dhe kryetarët e partive politike shqiptare.

Lista Serbe tha përmes një postimi në Facebook se “në takim u prezantua pozita e vështirë e popullit serb”.

“Populli serb çdo ditë vuan nga represioni i regjimit të Albin Kurtit, qëllimi i dukshëm i të cilit është dëbimi i popullit serb nga këto vise”, thuhet në njoftimin e kësaj partie.

Lista Serbe kërkoi “përfshirje më të madhe të bashkësisë ndërkombëtare, deeskalim të situatës në veri dhe veprime konkrete të Bashkimit Europian” për “mbrojtjen e popullit serb”.

Partia më e madhe serbe në Kosovë nuk harroi ta përmendte Asociacionin e komunave me shumicë serbe, duke thënë se forimi i tij “është vonuar për më shumë se 11 vjet”. Mungesën e këtij asociacioni, ata e paraqitën para ambasadorit Orav si shkakun e të gjitha problemeve.

The post Lista Serbe i ankohet shefit të ri të BE-së në Kosovës: Kurti do t’i dëbojë serbët, mungesa e Asociacionit, shkaku i të gjitha problemeve first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

“CAIR i kërkon Bidenit të ndalojë ar’mët e SHBA për Iz’raelin pas su’lmit në shkollën në Ga’za”

admin

Luftimet vazhdojnë në Gaza

rezart morina

Ukraina: Në rajonin Kursk morëm nën kontroll një sipërfaqe prej 1.150 kilometra katrorë

RTI