Luiz Injacio Lula da Silva është betuar si presidenti i ri i Brazilit. Kjo është hera e tretë që politikani 77-vjeçar mban postin më të lartë të vendit. Ai mundi Jair Bolsonaron në zgjedhjet e Tetorit të vitit të kaluar.
Ceremonia u zhvillua nën masa të rrepta sigurie nga frika se mbështetësit e Bolsonaros mund të përpiqeshin ta prishin atë.
Vetë Bolsonaro nuk mori pjesë, pasi u largua drejt Floridës së Shteteve të Bashkuara 2 ditë më parë.
Në ceremoni morën pjesë më shumë se 300 mijë njerëz.
Lula Da silva, i cilësuar nga ish-presidenti amerikan Barack Obama si “politikani më popullor në tokë”, njihet gjithashtu si një mbështetës i vendosur e çështjes palestineze. Ishte nën kryesinë e tij që Brazili njohu shtet të pavarur Palestinën brenda kufijve të vitit 1967. /tvklan/mesazhi
Posse de Lula na Presidência doBrasil https://t.co/eaMLYGLNCT
— Lula (@LulaOficial) January 1, 2023