Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas publikimit të një bisede telefonike mes shefes së Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari Lila dhe ish-nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radoiçiq.
Arlind Manxhuka, drejtues i zyrës për media në Vetëvendosje, ka theksuar se partia e tij nuk mund të akuzohet për veprime të kaluara të Radoiçiqit, duke shtuar se bashkëpunimi i mëparshëm me të ka qenë nga qeveri të tjera.
Manxhuka gjithashtu ka thënë se në Qeverinë Kurti, Radoiçiqi nuk ka vend as në karriget e zyrës së kryeministrit dhe se kjo, sipas tij, duhet të jetë e qartë për të gjithë kritikuesit dhe akuzuesit.
Ai ka ftuar qytetarët të gjykojnë vetë se ku ishte Lista Serbe dhe Radoiçiq para ardhjes në pushtet të Vetëvendosjes dhe ku janë ata so
The post LVV i del në mbrojtje shefes së grupit parlamentar Kusari-Lila ne lidhje me bisedat e publikuara me Milan Radoiçiqit first appeared on Radio Televizioni Iliria.