RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Macron dhe Scholz i dërgojnë letër Vuçiqit – kërkojnë nga ai vendosmëri dhe gatishmëri për vendime të vështira në dialogun Kosovë-Serbi

macron-dhe-scholz-i-dergojne-leter-vuciqit-–-kerkojne-nga-ai-vendosmeri-dhe-gatishmeri-per-vendime-te-veshtira-ne-dialogun-kosove-serbi

Presidenti francez Emmanuel Macron dhe kancelari gjerman Olaf Scholz kanë vlerësuar se normalizimi i plotë i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është thelbësor për Ballkanin Perëndimor dhe shtuan se i caktuan këshilltarët e tyre për politikën e jashtme dhe të sigurisë që t’i ofrojnë mbështetje të drejtpërdrejtë përfaqësuesit special të BE-së për dialog, Miroslav Lajçak, ka njoftuar sot Presidenca e Serbisë.

Sipas mediave serbe, përcjell Telegrafi, në një letër të përbashkët drejtuar presidentit serb Aleksandar Vuçiq, Macron dhe Scholz deklaruan se në dritën e agresionit rus kundër Ukrainës, duhet të bëhen përpjekje më të forta që perspektiva evropiane e vendeve të Ballkanit Perëndimor të bëhet realitet.

“Ne po ju dërgojmë një letër të përbashkët në një moment me rëndësi vendimtare për sigurinë në kontinentin evropian dhe stabilitetin në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Ne jemi të bindur se, në dritën e agresionit rus kundër Ukrainës, ne duhet të bëjmë përpjekje edhe më të forta në mënyrë që perspektiva evropiane e vendeve të Ballkanit Perëndimor bëhet realitet dhe me qëllim të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve të kahershme dypalëshe dhe rajonale. Normalizimi i plotë i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është thelbësor për Ballkanin Perëndimor”, thuhet në letër.

Macron dhe Scholz i kanë bërë thirrje Vuçiqit që të tregojë vendosmërinë dhe gatishmërinë maksimale për të marrë vendime të vështira, të cilat çojnë në përparim në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, nën kujdesin e BE-së.

Tensionet e fundit kanë treguar se hapa konstruktivë përpara nevojiten urgjentisht, si në nivel praktik ashtu edhe në atë politik, është shtuar në letër.

“Prandaj, ne caktuam këshilltarët tanë për politikën e jashtme dhe të sigurisë, Jens Plötner dhe Emmanuel Beaune, që t’i ofrojnë mbështetje të drejtpërdrejtë Miroslav Lajçakut në përpjekjet e tij. Ne sugjerojmë që këshilltarët tanë, së bashku me Miroslav Lajçak, të vizitojnë Kosovën dhe Serbinë, në mënyrë që të shqyrtojnë mundësitë për ta çuar procesin përpara shpejt”, është thënë ndër tjerash në letrën drejtuar Vuçiqit.

Related posts

Një trup ishte në makinë, dy jashtë/ Aksidenti tragjik në Kosovë, viktimat tre të rinj. Si u gjet automjeti në liqenin e Badocit

admin

Izraeli godet kampet në qendër të Rripit të Gazës, zgjerohet sulmi në Rafah

admin

Kryeministri Kurti vizitoi Ambasadën e Republikës së Kosovës në Shkup

admin