Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka diskutuar mbi situatën në Lindjen e Mesme me kryeministrin irlandez, Simon Harris, transmeton Anadolu.
Sipas deklaratës së bërë nga Pallati Elysee, Macron priti kryeministrin irlandez Harris.
Gjatë takimit, Macron dhe Harris diskutuan mbi çështje ndërkombëtare, duke përfshirë situatën në Lindjen e Mesme.
Të dy udhëheqësit përsëritën thirrjet e tyre për një armëpushim për të mbrojtur civilët në Gaza, për të liruar pengjet, për të ofruar ndihmë humanitare për popullin e rajonit dhe për të ulur tensionet në rajon.
Gjithashtu, liderët shprehën dëshirën e tyre për të thelluar marrëdhëniet dypalëshe dhe për të mbështetur Ukrainën kundër Rusisë “për aq kohë sa është e nevojshme” për të ruajtur sigurinë e kontinentit evropian.
Nga ana tjetër, Macron falënderoi Harris për mbështetjen e Irlandës në garantimin e sigurisë së Lojërave Olimpike “Paris 2024”.