RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Macron: Nuk do t’i kërkoj falje Algjerisë për kolonizimin francez

macron:-nuk-do-t’i-kerkoj-falje-algjerise-per-kolonizimin-francez

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka thënë se nuk do t’i kërkonte falje Algjerisë për kolonizimin francez, por shpresonte të vazhdonte të punonte drejt pajtimit me homologun e tij algjerian, Abdelmajid Tebboune.

“Nuk më takon mua të kërkoj falje, nuk ka të bëjë me këtë, ajo fjalë do të na prishte të gjitha lidhjet”, ka thënë ai në një intervistë për revistën Le Point.

“Gjëja më e keqe do të ishte që ne të vendosim të kërkojmë falje dhe të gjithë të shkojnë në rrugën e tyre. Të punosh mbi kujtesën dhe historinë nuk është të lash të gjitha hesapet”, ka shtuar Macron.

Në intervistë, ai shprehu gjithashtu shpresën se Tebboune do të jetë në gjendje të vijë në Francë në vitin 2023, për të nderuar udhëtimin e Macronit në Algjeri vitin e kaluar dhe për të vazhduar punën e tyre të miqësisë mes dy vendeve.

Kolonizimi shekullor i Algjerisë nga Franca dhe lufta e ashpër e pavarësisë nga viti 1954 deri në 1962 lanë plagë të thella në të dyja anët, të cilat Macroni i ka ushqyer dhe qetësuar herë pas here gjatë gjithë karrierës së tij politike.

Në vitin 2017, kur ishte kandidat presidencial, Macroni e quajti pushtimin francez një krim kundër njerëzimit.

Related posts

BE: Zgjedhjet në veri të mbahen sa më shpejt, serbët pritet të marrin pjesë

rezart morina

U zhduk 2 muaj më parë, trupi i 42-vjeçares gjendet brenda një çante! Si bashkëshorti i viktimës përdori telefonin e saj për të bindur familjarët se ishte gjallë

admin

Arabia Saudite thotë se bllokada e ndihmës humanitare të Iz’raelit në Ga’za përbën “kr’im lu’fte”

rezart morina