RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Macron telefonon Kurtin, ia konfirmon mbështetjen për Kosovën në KiE – kërkon formimin e Asociacionit

macron-telefonon-kurtin,-ia-konfirmon-mbeshtetjen-per-kosoven-ne-kie-–-kerkon-formimin-e-asociacionit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pranuar një telefonatë nga Presidenti i Republikës së Francës, Emmanuel Macron, gjatë ditës së sotme.

Siç njofton presidenca franceze, “Presidenti i Republikës rikujtoi mbështetjen e palëkundur të Francës për pavarësinë e Kosovës dhe integrimin evropian”.

“Ai nënvizoi përkushtimin e tij për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, mbështetje ndërmjetësimit evropian dhe bëri thirrje për zbatimin e plotë të marrëveshjeve Bruksel-Ohër”, thuhet në njoftim.

Aty po ashtu thuhet po ashtu se presidenti Macron përshëndeti zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Manastirin e Deçanit.

“Megjithatë, ai theksoi rëndësinë që Franca i kushton, edhe në kontekstin e aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, progresit të shpejtë dhe të pakthyeshëm në zbatimin nga autoritetet kosovare të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe”, thuhet në njoftim.

Ndër të tjera, Macron thuhet se shprehu keqardhje për dështimin e votimit për tërheqjen e kryetarëve të komunave në veri të Kosovës. “Ai përsëriti nevojën për mbajtjen e zgjedhjeve të reja sa më shpejt, me pjesëmarrjen e popullatës serbe”, u tha në komunikatën e Presidencës së Francës.

Related posts

Aksion i Policisë në Shqipëri: Mbi 200 të të arrestuar sekuestrohet kokainë e para

rezart morina

Hovenier me postim përshëndetës për Escobarin: U përkushtua të avancojë vizionin për një Kosovë të sigurt dhe demokratike

RTI

Policia gjermane largon protestuesit pro-palestinezë nga Universiteti i Berlinit, pezullohen leksionet në disa fakultete

admin