Mali i Zi nga mesnata hyn në heshtje zgjedhore para zgjedhjeve parlamentare në vend, të cilat do të mbahen të dielën, raporton Anadolu.
Qytetarët do të përcaktohen midis 15 listave zgjedhore.
Lista e Partisë Boshnjake do të jetë e para në fletëvotim ndërsa e dyta do të jetë Iniciativa Qytetare Kroate.
Në vend të tretë në listat e votimit do të jetë lista Drejtësi për të Gjithë dhe në vend të katërt koalicioni i Partisë Popullore Socialiste dhe Demos. Lista e Koalicionit Popullor do të jetë në vendin e pestë, Aleanca Shqiptare do të jetë e gjashta dhe Lëvizja Rilindja do të jetë e shtata.
Në vendin e tetë në fletëvotim do të jetë lista Lëvizja për Ndryshim, në vendin e nëntë Aleanca “Mundemi për një Mal të Zi civil” dhe në vendin e dhjetë koalicioni “Së Bashku”.
Lëvizja Evropiane do të jetë me numrin 11-të, Partia Socialdemokrate me 12-të dhe koalicioni i Demokratëve dhe Lëvizja Qytetare URA me numër 13-të. Vendi i 14-të në fletëvotim do të jetë koalicioni “Për Ardhmërinë e Malit të Zi”, ndërsa i 15-ti do të jetë lista e Forumit Shqiptar.
Të drejtë vote në zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi kanë 542.468 qytetarë.
Qendrat e votimit do të hapen nga ora 08:00 dhe do të mbyllen në orën 20:00.