RTV AHIRETI
Shëndetësi

Mandarinat ndihmojnë për të kuruar aneminë

mandarinat-ndihmojne-per-te-kuruar-anemine

Mandarinat janë ndër agrumet më të shijshme, falë aromës dhe përmbajtje së lartë të sheqerit, si në brendësi të frytit dhe në lëkurë.

Mandarina përmban vitamina A, B, C, sasi të konsiderueshme hekuri dhe sheqerna. Është një fryt tretës, freskues dhe me lëngun e tij mund të bëhet një limonadë shumë e kirë, që është e pranueshme edhe nga stomaku i fëmijëve.

Në mjekësinë popullore përdoren gjethet, frutat, lulet, të cilat kanë po atë përdorim si tek portokalli dhe ndihmojnë sidomos në luftimin e infeksioneve.

Kurimi i anemisë

Në sajë të përmbajtjes së vitaminave dhe një sasie të konsiderueshme hekuri, kura me mandarina është shumë efektive në pastrimin e gjakut dhe kurimin e anemisë. Ajo vazhdon për rreth 1 muaj, duke konsumuar çdo ditë nga 10-15 kokrra mandarina, ose edhe më shumë.

Pastrimi i mykut të zorrëve

Për këtë kurë rekomandohet konsumimi në ditë, gjatë 50 ditëve i:

5 kokrrave esëll;

4-5 kokrrave në drekë;

3 kokrra pasdite

2 kokrra para gjumit.

Related posts

Mbi 100 raste aktive me COVID në Kosovë

rezart morina

Si të ngrini domatet e stinës, hapa të thjeshtë për shijen e freskët në çdo stinë

admin

​Shenjat e hershme të epilepsisë që nuk duhen anashkaluar

admin