RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Maqedonci fton gratë dhe vajzat t’i bashkohen FSK-së

maqedonci-fton-grate-dhe-vajzat-t’i-bashkohen-fsk-se

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, u ka bërë thirrje grave dhe vajzave që t’i bashkohen Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

Maqedonci ka deklaruar se Forca e Sigurisë së Kosovës është forcë multietnik, me element përbashkues vullnetin për t’i shërbyer atdheut, përtej dallimeve gjinore e kulturore.

“Ne besojmë thellësisht se si burrat, edhe vajzat e gratë e duan atdheun dhe janë në gjendje të luftojnë e vdesin për të, siç e kanë dëshmuar fuqishëm në të gjitha periudhat e historisë sonë të lavdishme. Andaj, ftoj të rejat që të aplikojnë për t’u bërë ushtare të FSK-së, si forma më fisnike për t’i shërbyer Kosovës”, ka shkruar Maqedonci në Facebook.

Postimi i plotë:

Forca e Sigurisë e Kosovës është forcë multietnike, me element përbashkues vullnetin për t’i shërbyer atdheut, përtej dallimeve gjinore e kulturore është forcë për të qëndruar gjithmonë stoik në mbrojtje të sovranitetit territorial e të jetës së qytetarëve.

Ne besojmë thellësisht se si burrat, edhe vajzat e gratë e duan atdheun dhe janë në gjendje të luftojnë e vdesin për të, siç e kanë dëshmuar fuqishëm në të gjitha periudhat e historisë sonë të lavdishme. Andaj, ftoj të rejat që të aplikojnë për tu bërë ushtare të FSK-së, si forma më fisnike për t’i shërbyer Kosovës.

Related posts

Sulme izraelite në Rafah, Këshilli i Sigurimit i OKB-së takim urgjent

admin

Gërvalla: Serbia përbën rrezik për stabilitetin në Ballkan

RTI

“Ne dëshirojmë të qeverisim!”- Marine Le Pen përpara raundit të dytë të zgjedhjeve në Francë: Nëse fitojmë nuk do të jem në qeveri, por…

admin