Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci është takuar me komandantin e KFOR-it, Gjeneralmajor Özcan Ulutaş, ku kanë biseduar lidhur me situatën e sigurisë në vend.
Maqedonci përmes një postimi ka theksuar se duke marr për shkas sulmin e 24 shtatorit u diskutua për intensifikimin e patrullimit kufitar nga ana e trupave të KFOR-it.
“Temë qendrore e takimit ishte situata e sigurisë në vend, intensifikimi i patrullimit kufitar nga ana e trupave të KFOR-it duke marrur për shkas sulmin e 24 shtatorit, e po ashtu rritja e bashkëpunimit me Forcën e Sigurisë së Kosovës në çështje të mbrojtjes”, ka shkruar ai në facebook.
Ai më tej ka sqaruar se ruajtja e kufirit do të thotë ngritje e nivelit të sigurisë, mbyllje e rrugëve ilegale dhe luftim i grupeve kriminale nga ana e Policisë së Kosovës.