RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Maqedoni e Veriut, 190 mijë persona as nuk janë të punësuar as nuk kërkojnë punë

maqedoni-e-veriut,-190-mije-persona-as-nuk-jane-te-punesuar-as-nuk-kerkojne-pune

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, rreth 190 mijë persona në Maqedoninë e Veriut nga mosha 25 deri në 54 vjeç nuk janë të punësuar, as nuk kërkojnë punë, përkatësisht klasifikohen si popullatë joaktive, raporton Evropa e Lirë. Sipas të dhënave të fundit të statistikave shtetërore, që janë të vitit 2021, janë ende 130 mijë persona të tillë të moshës 55 deri në 64 vjeç dhe mbi 20 mijë nën moshën 24 vjeç, të cilët nuk janë nxënës apo studentë. Janë gjithsej 340 mijë persona më të rinj se 64 vjeç, të cilët nuk janë të përfshirë në tregun e punës, pra nuk kanë punësim, por as që kërkojnë punë.

Ndërkohë, biznesmenët prej një periudhe të gjatë ankohen se nuk ka punëtorë dhe tashmë Qeveria ka nisur të mendojë për importimin e fuqisë punëtore nga jashtë për të plotësuar mungesën. Megjithatë, të dhënat zyrtare tregojnë se përveç rreth 120 mijë të papunëve, janë trefishuar ata që nuk kërkojnë fare punë.

“Të dhënat e Agjencisë Evropiane të Statistikave Eurostat tregojnë se Maqedonia e Veriut ka shkallë shumë më të ulët të aktivitetit të popullatës punëtore sesa Bashkimi Evropian (BE). Sipas të dhënave të tyre, më pak se 79 për qind e popullatës në Maqedoni të moshës 25 deri në 54 vjeç punojnë ose kërkojnë punë. Mesatarja në BE është pothuajse 85 për qind”

Megjithatë, ka vlerësime se shifrat zyrtare në Maqedoninë e Veriut janë të ekzagjeruara, pasi që janë me dhjetëra mijëra njerëz që punojnë sezonalisht jashtë vendit, ndërsa në vend konsiderohen joaktivë. Të dhënat nga statistikat shtetërore tregojnë se dy të tretat e popullsisë joaktive janë gra, të cilat janë kryesisht amvisë.

Pothuajse 40 për qind e popullsisë joaktive në Maqedoni të moshës 25 deri në 54 vjeç, pra 73 mijë persona, kanë arsim të mesëm, rreth 7 për qind, pra rreth 15 mijë persona kanë arsim të lartë, gjysma me arsim fillor, ndërsa pjesa tjetër pa arsim fillor. /shenja

 

Related posts

Mbi dy mijë aplikime për njohjen e statusit të viktimës së dhunës seksuale gjatë luftës

RTI

Emigrantët po ikin/ Pritjet në pikën kufitare Dheu i Bardhë arrijnë deri në 40 minuta

admin

Fuqitë botërore thirrje për përmbajtje ushtarake në centralin bërthamor të Ukrainës

admin