RTV AHIRETI
Lajme

Maqedonia abstenoi: Asambleja e Përgjithshme e OKB-së mbështeti rezolutën palestineze për përfundimin e luftës me Izraeli

maqedonia-abstenoi:-asambleja-e-pergjithshme-e-okb-se-mbeshteti-rezoluten-palestineze-per-perfundimin-e-luftes-me-izraeli

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së sot me shumicë mbështeti rezolutën jodetyruese palestineze që kërkon që Izraeli t’i japë fund “prezencës së paligjshme” në Gaza dhe Bregun Perëndimor të pushtuar, në afat prej një viti.

Për rezolutën votuan 124 nga 193 anëtarë të organizatës botërore, 14 ishin kundër, 43 abstenuan

Në rezolutë gjithashtu bëhet thirrje për tërheqjen e të gjitha forcave izraelite dhe evakuimin e kolonëve hebrenj nga territoret e pushtuara palestineze “pa vonesë”.

Ambasadori i Izraelit në OKB, Dany Danon, e quajti rezolutën “përpjekje për të shkatërruar Izraelin përmes terrorizmit diplomatik”, duke shtuar se “kurrë nuk përmenden krimet e Hamasit dhe injorohet e vërteta, shtrembërohen faktet dhe zëvendësohet realiteti me trillim”.

Maqedonia e Veriut abstenoi nga votimi, së bashku me Britaninë e Madhe, Gjermaninë, Italinë, Holandën, Austrinë, Zvicrën, Suedinë, Danimarkën, Kroacinë, Bullgarinë, Rumaninë, Poloninë, Sllovakinë, Lituaninë, Ukrainën, Serbinë, Shqipërinë, Kanadanë, Indinë, Australinë dhe vende tjera.

Shtetet e Bashkuara, Izraeli, Republika Çeke, Hungaria, Argjentina dhe vende të tjera votuan kundër.

The post Maqedonia abstenoi: Asambleja e Përgjithshme e OKB-së mbështeti rezolutën palestineze për përfundimin e luftës me Izraeli first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Marsejë: Nga frika prej krimit qytetarët ngrenë mure mbrojtëse

admin

Policia e Kosovës: Pika kufitare në Merdar vazhdon të jetë e mbyllur, qytetarët të shfrytëzojnë pikat tjerat kufitare

admin

Sulmi ndaj policëve në veri, Prokuroria kërkon paraburgimin e të dyshuarit

admin