RTV AHIRETI
Shëndetësi

Marrja e multivitaminave ka lidhje me rënie më të vogël kognitive te personat e moshuar

marrja-e-multivitaminave-ka-lidhje-me-renie-me-te-vogel-kognitive-te-personat-e-moshuar

Një studim i ri ka treguar që marrja e përditshme e multivitaminave në fakt mund të ka efekte përfituese në shëndetin e trurit të personave të moshuar

“Ekziston nevoja urgjente për intervenime të sigurta dhe të qasshme për mbrojtje nga rëniet kognitive te personat e moshuar, ka thënë Laura Baker, prof. e gerontologjisë dhe mjekësisë geriatrike në Shkollën e Mjekësisë të Universitetit Wake Forest dhe hulumtuese kryesore.

Laura ka thënë se studimi i tyre ka treguar që marrja ditore e multivitaminave dhe mineraleve ka rezultuar me përmirësimin e dukshëm kognitiv statistikor dhe që kjo është “një tregues i parë i përfitimeve kognitive në studimin shumëvjeçar të suplementeve multivitaminoze te personat e moshuar”.

Është për t’u habitur fakti që ky zbulim ka qenë i rastësisht, transmeton ”IFL Science”.

Fillimisht, hulumtuesit ishin të interesuar për mbrojtje kongitive me flavanole – përbërës natyralë për të cilët është treguar që mbrojnë nga presoni i lartë i gjakut, diabeti dhe nga disa lloje kanceri.

Në një provë sporadike trevjeçare, mbi 2200 pjesëmarrës në studim u ndanë në tre grupe: një grup kontrolli i caktuar për një placebo; grupi i caktuar për një suplement flavanol ditor; dhe grupi i fundit, i cili mori një tabletë të kombinuar me multivitamina dhe minerale që përfshinte flavanole.

Pas tre vjetësh, ata pjesëmarrës që morën suplemente multivitamina/minerale u zbulua se kishin “përmirësuar njohjen globale, kujtesën episodike dhe funksionin ekzekutiv”, vuri në dukje studimi, me plakjen njohëse të ngadalësuar me 60 përqind krahasuar me ata që nuk morën placebo.

Rezultatet u publikuan në revistën Alzheimer’s Disease and Dementia.

“Është e parakohshme të rekomandohet plotësimi i përditshëm i multivitaminave për të parandaluar rënien njohëse”, tha Baker.

Ka disa arsye për këtë, shpjegoi ajo: para së gjithash, është vetëm një studim paraprak dhe “kërkime shtesë nevojiten në një grup më të madh dhe më të larmishëm njerëzish”.

“Ky është studimi i parë pozitiv, në shkallë të gjerë dhe afatgjatë që tregon se një suplement multivitaminash me minerale për të moshuarit mund të ngadalësojë plakjen e aftësive njohëse”, tha Maria Carrillo, shefe shkencore e Shoqatës së Alzheimerit.

Karilo theksoi se tani për tani, derisa të ketë më shumë të dhëna, njerëzit duhet të flasin me mjekun e tyre për përfitimet dhe rreziqet e të gjitha suplementeve ushqimore, përfshirë multivitamina.

Related posts

​Çfarë tretë më parë stomaku

admin

E dini si të zgjidhni pjeshkët më të ëmbla dhe më të lëngshme

admin

Ja çfarë duhet të bëni menjëherë kur ju pickon një greth, bletë ose grerëz

rezart morina