RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Masa mbështetëse për subvencionimin e faturave të energjisë, Murati jep detajet

masa-mbeshtetese-per-subvencionimin-e-faturave-te-energjise,-murati-jep-detajet

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka folur për pakon e re qeveritare për ndihmë qytetarëve për përballje me inflacionin, e që ka të bëjë edhe me subvencionimin e faturave të energjisë elektrike.

Murati në një konferencë për media me kryeministrin e vendit, Albin Kurti ka thënë se qeveria çdo cent që e mbledh e rikthen tek qytetarë në shërbim të rritjes së mirëqenies së tyre.

Ai tha se sa i përket subvencionimit të faturave të energjisë elektrike kjo masë do të fillojë nga muaji shtator.

“Nga sot duhet të fillojmë të kursejmë. Këtu patjetër ka mënyra të ndryshme të kursimit. Për shembull nëse janë shpenzuar 1000 kilovatë orë vitin e shkuar dhe sivjet 900, mund të konsiderohet se është bërë kursim prej 10 për qind. Për këtë përqindje do ta mbështesim subvencionimin e faturës 20 për qind. Dyfishin e kursimit që e bëjnë qytetarët. Të gjithë qytetarët nuk kanë nevojë të aplikojnë pasi të dhënat janë në zyrën e rregullatorit”, tha ai.

Related posts

BE do të hapë bisedimet për anëtarësim me Ukrainën dhe Moldavinë javën e ardhshme

admin

Koreja e Veriut teston ‘llojin e ri të raketës balistike’

admin

Ne’tanyahu udhëton në SHBA, do të takohet me Bidenin

RTI