RTV AHIRETI
Lajme

MASHT hap konkursin për 100 bursa për drejtimet deficitare dhe drejtimet teknike

masht-hap-konkursin-per-100-bursa-per-drejtimet-deficitare-dhe-drejtimet-teknike

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka bërë të ditur se me qëllim të mbështetjes së nxënësve në profile të rëndësishme për tregun e punës kanë hapur konkursin për ndarjen e 100 bursave për nxënësit e regjistruar në klasën e 10-të në Institucionet e Arsimit dhe Aftësimit Profesional (shkolla profesionale) për vitin shkollor 2024-2025.

Nagavci ka bërë të ditur se nxënësit përfitojnë bursë për tri vite të shkollimit nëse vijojnë me sukses mësimet në IAAP.

“Me këtë rast, do të ndajmë 60 bursa për drejtimet deficitare dhe 40 për drejtimet teknike për vajza. Vlera e bursës është 50 euro në muaj, përkatësisht 500 euro për një vit shkollor. Nxënësit përfitojnë bursë për tri vite të shkollimit nëse vijojnë me sukses mësimet në IAAP”, thekson ajo.

Drejtimet deficitare:

-Zhvillues i aplikacioneve softuerike

-Instalues elektrik

-Agrobiznes

-Automekanik

-Asistent i turizmit dhe udhëtimeve

-Përpunim druri/Zdrukthëtar

-Hortikulturë

Drejtimet teknike:

-Metalpunues

-Instalues elektrik

-Instalues i ngrohjes, ujësjellësit dhe klimatizimit

-Automekanik

-Teknologjia e riciklimit

-Teknik i sistemeve të TIK-ut

Konkursi do të jetë i hapur prej 02.09.2024 deri 02.10.2024. /Telegrafi/

The post MASHT hap konkursin për 100 bursa për drejtimet deficitare dhe drejtimet teknike first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Tajvani vendos sisteme raketore, Kina fton diplomatët

admin

Rusia paralajmëron marrëveshje tregtare me Iranin

rezart morina

Serbia riktheu shërbimin ushtarak me detyrim/ Kryetarja e Komunës së Preshevës: Ky vendim rrezikon paqen dhe sigurinë në rajon

admin