RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

MASHT-i vazhdon edhe këtë vit subvencionimin e teksteve shkollore

masht-i-vazhdon-edhe-kete-vit-subvencionimin-e-teksteve-shkollore

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, do vazhdojë subvencionimin e teksteve shkollore edhe për vitin 2024-2025, ka bërë të ditur ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, pas takimit që ka mbajtur me drejtorët komunalë të Arsimit.

Në një konferencë për media, Nagavci ka thënë se procesi i subvencionimit mund të bëhet që nga nesër në platformën E-Kosova.

“Mbajtëm mbledhjen me drejtorit komunale të Arsimit ku me drejtorët diskutuam për përgatitjet e fillimit të vitit të ri shkollorë. Temë shumë me interes është furnizimi me tekste dhe mjete mësimore. Edhe sivjet i kemi kushtuar tejet kujdes edhe sivjet tekste dhe mjete mësimore do të ofrohen si vitin e kaluara duke subvencionuar prindërit, të cilët mund të aplikojnë qysh nesër. Ky proces është transparent, shmang mundësin e çdo keq planifikimi që ka ndodhur në të kaluare. Aplikimi do të fillojë nesër në platformën E-Kosovë. Sipas kërkesave nxënësit nga klasa e 1-5 do të subvencionohen me nga 80 euro, nga klasa e 6-9 do të subvencionohen me 110 euro”, u shpreh Nagavci.

Related posts

Mërgimtarët dërguan 112.13 milionë euro në Kosovë gjatë muajit mars

RTI

Lajçak për masat ndaj Kosovës: Duhet të hiqen, por gjithçka varet nga diskutimet e nesërme

RTI

Anijet e marinës turke mbërrijnë në Libi për të ndihmuar pas përmbytjeve shkatërruese

admin