RTV AHIRETI
Lajme

MAShTI publikoi rezultatet e Testit të Arritshmërisë, nxënësit më mirë qëndrojnë në gjuhën angleze, se sa në gjuhën shqipe

mashti-publikoi-rezultatet-e-testit-te-arritshmerise,-nxenesit-me-mire-qendrojne-ne-gjuhen-angleze,-se-sa-ne-gjuhen-shqipe

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), ka publikuar rezultatet e Testit të Arritshmërisë, të cilit i janë nënshtruar mbi 22 mijë nxënës të klasave të nënta. Këtë vit kalueshmëria në testin e Arritshmërisë në gjithë vendin është 52.1%.

Arritshmëria në Gjuhën shqipe është 56.9%, në Gjuhën angleze është 69.3%, në Histori është 57.5%, në Gjeografi është 56.8%, në Matematikë është 43.1%, në Informatikë është 47.4%, në Fizikë është 46.5%, në Kimi është 43,4% dhe në Biologji është 48.8%.

Testi i Arritshmërisë është organizuar në 183 qendra të testimit, ku nxënësit janë sistemuar në 1.658 salla të testimit. Afati i ankesave është deri më 12.07.2024.

The post MAShTI publikoi rezultatet e Testit të Arritshmërisë, nxënësit më mirë qëndrojnë në gjuhën angleze, se sa në gjuhën shqipe first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Komisioni Evropian: Në rast të keqpërdorimit me liberalizimin e vizave, masa e fundit është pezullimi

admin6

Qeveria fiton rastin ndaj komunave për faljen e tatimit në pronë

rezart morina

Numri i të vdekurve rritet në 3,452 pas tërmetit shkatërrues

rezart morina