RTV AHIRETI
Lajme

​“Mashtrimi i pensionistëve”, Murati: Ata që dezinformuan do të përballen me ligjin

​“mashtrimi-i-pensionisteve”,-murati:-ata-qe-dezinformuan-do-te-perballen-me-ligjin

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka deklaruar se gjithë personat që kanë dezinformuar pensionistët se mund të përfitojnë në mënyra të ndryshme pa njoftim zyrtar të Qeverisë, do t’i nënshtrohen organeve të rendit.

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka deklaruar se të gjithë personat që kanë dezinformuar pensionistët se mund të përfitojnë në mënyra të ndryshme pa njoftim zyrtar të Qeverisë, do t’i nënshtrohen organeve të rendit.

Ai ka kërkuar nga qytetarët që mos bien pre e këtyre keqinformimeve, ka thënë se tashmë edhe policia ka nisur hetimet.

“Tashmë kemi edhe një hetim nga policia, pra është një dezinformatë, një keqinformim që po ndodhë nga disa qarqe, nga disa persona të papërgjegjshëm, por ne edhe kemi lëshuar komunikatë lidhur me këtë, dhe për çdo detaj, personat që keqinformohen në mënyrë të tillë, duhet t’i drejtohen organit të rendit por njëkohësisht për çdo ndryshim që thuhet se bëhet duhet të shohin se a ka qëndrim zyrtar dhe deklarim zyrtar nga Ministria e Financave, sepse sigurohemi që çdoherë t’i informojmë me kohë për çfarëdo mase”, thotë Murati për kp.

Ndërkaq, ata që i kanë besuar kësaj dezinformate janë qytetarë të shumtë, të cilët kanë aplikuar duke besuar se do të përfitojnë nga kjo masë. Madje të njëjtit kanë dhënë edhe para për të rregulluar dokumentet që janë kërkuar nga pensionistët.

Qytetari Qazim Berisha, i cili ka rënë pre e kësaj, ka thënë se ka aplikuar, dhe ka qenë në pritje do të marrë para.

“Kemi aplikuar, na kanë kërkuar dokumentet i kemi dërguar çfarë kanë kërkuar, këta të pensionuarve. I kemi marrë dokumentet në bankë, letërnjoftimin fotokopje, i kemi dorëzuar, por çfarë bëjnë tash nuk e di”, thotë Berisha.

Kurse, një qytetar tjetër, i cili ka dashur të mbesë anonim, ka thënë se ka dhënë edhe para për t’i rregulluar dokumentet.

“Kam aplikuar, kjo është turp për qeverinë… Kam dhënë para dhe kam vrapuar t’i bëjë gati dokumentet, më pas të shkoj tek pensionet, shko në bankë, merr vërtetim, pasqyrën…Për librezë i kam dhënë 3 euro, por ja fotokopjo letërnjoftimin, postë, bankë, nuk është në rregull”, thotë ai.

Lidhur me këtë kanë reaguar edhe Policia e Kosovës, të cilën në një komunikatë për media kanë thënë se me datë 13 maj 2024 kanë pranuar autorizim nga Prokurori kompetent lidhur me dyshimet mbi mashtrimet e mundshme ndaj pensionistëve të Republikës së Kosovës.

Në komunikatë po ashtu thuhet se bazuar në autorizim dhe në informacionet e siguruara, njësitet relevante policore kanë ndërmarrë veprime hetimore lidhur me dyshimet për mashtrimet e mundshme ndaj pensionistëve të RKS-së.

The post ​“Mashtrimi i pensionistëve”, Murati: Ata që dezinformuan do të përballen me ligjin first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Banorët e Venezuelës presin orë të tëra për t’u furnizuar me naftë

admin

Muharrem Salihu, kandidati me origjinë shqiptare për eurodeputet takon komunitetin e shqiptarëve në Treviso: Bashkë, ne mund të bëjmë ndryshim real

admin

Shkencëtarët krijojnë në laborator modele embrionësh njerëzorë

admin