RTV AHIRETI
Lajme

Mashtroi disa persona për viza pune në Gjermani, arrestohet një grua në Prishtinë

mashtroi-disa-persona-per-viza-pune-ne-gjermani,-arrestohet-nje-grua-ne-prishtine

Një grua është arrestuar pasi kishte ushtruar aktivitet pa leje pune dhe e njëjta i kishte mashtruar disa persona për sigurim të terminëve për viza pune në Gjermani.

Sipas policisë bëhet e ditur se rasti ka ndodhur në vitet 2023 dhe 2024 në rrugën “Azem Jashanica”, në Prishtinë.

Të dyshuarës i janë sekuestruar dhjetëra pasaporta me dokumente përcjellëse si dhe gjësende tjera.

“Lidhur me rastin është identifikuar dhe arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që e njëjta kishte ushtruar aktivitet pa leje pune dhe e njëjta i kishte mashtruar disa persona për sigurim të terminëve për viza pune në Gjermani. Në konsultim me prokurorin është verifikuar dokumentacioni në zyrën e të dyshuarës si dhe janë sekuestruar dhjetëra pasaporta me dokumente përcjellëse, dy telefona, një shtëpizë kompjuterike, para të gatshme si dhe dëshmi tjera përmes së cilave dokumentohet aktiviteti i kundërligjshëm”, njofton policia.

E pas intervistimit me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje.

The post Mashtroi disa persona për viza pune në Gjermani, arrestohet një grua në Prishtinë first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Sudan, numri i vi’ktimave nga epidemia e kolerës rritet në 335

rezart morina

SHBA shpreson se Hamasi do të pranojë “ofertën jashtëzakonisht bujare” të Izraelit për armëpushim

RTI

Të rinjtë po ikin për jetë më të mirë, një nga destinacionet kryesore Gjermania

admin