Oda Ekonomike e Izmirit dhe Shoqata Kosovare për Arsim kanë organizuar forumin ekonomik “Ditët e Biznesit Kosovar” e cila u ndoq nga afro 200 biznese nga Izmiri, duke treguar potencialin e fortë për bashkëpunim ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Turqisë.
Oda Ekonomike e Kosovës ka shprehur falënderime për këtë organizim.
“Pjesëmarrja e një numri kaq të madh biznesesh është një konfirmim i qartë i gatishmërisë dhe entuziazmit për bashkëpunim”, tha kryetari i OEK Lulzim Rafuna.
Gjatë këtij organizimi OEK ka njoftuar se u zhvilluan diskutime të frytshme me komunitetin e biznesit të Izmirit, duke theksuar mundësitë për investime dhe bashkëpunim në sektorë të ndryshëm si energjia, miniera dhe prodhimi.
Në njoftimin për media thuhet tutje se në forum pati diskutime të frytshme me komunitetin e biznesit të Izmirit, duke theksuar mundësitë për investime dhe bashkëpunim në sektorë të ndryshëm si energjia, miniera dhe prodhimi. Kompanitë e biznesit nga Izmiri bënë shumë pyetje rreth mundësive të investimit në Kosovë, duke treguar një interes të madh për të eksploruar këto mundësi më tej.
Këtij diskutimi i parapriu prezantimi mbi promovimin e Kosovës dhe mundësitë që ofron.
Ndërkaq sipas OEK, kompanitë e biznesit nga Izmiri bënë shumë pyetje rreth mundësive të investimit në Kosovë, duke treguar një interes të madh për të eksploruar këto mundësi më tej.
“Këtij diskutimi i parapriu prezantimi mbi promovimin e Kosovës dhe mundësitë që ofron vendi jonë. Në fund të forumit ekonomik në Izmir, të gjithë ranë dakord për të organizuar një vizitë të bizneseve nga Izmiri në Kosovë, duke forcuar më tej lidhjet tona dhe duke eksploruar mundësi të reja për bashkëpunim”, thuhet tutje.
The post Mbahen “Ditët e biznesit kosovar” në Izmir first appeared on Radio Televizioni Iliria.