RTV AHIRETI
Lajme

Mbahet protesta e 10-të e opozitës para Bashkisë së Tiranës, u vihet zjarri gomave

mbahet-protesta-e-10-te-e-opozites-para-bashkise-se-tiranes,-u-vihet-zjarri-gomave

Në ambientet e jashtme të bashkisë Tiranë po mbahet këtë të martë dhe protesta e 10-të e mbështetur nga Rithemelimi dhe Partia e Lirisë.

Kjo protestë e radhës shënoi një ndryshim të skenarit nga ana e organizatorëve, ku në ndryshim nga hedhja e mjeteve shpërthyese në drejtim të godinës, u dogjën disa goma makinash.

Një numër i lartë forcave të policisë kishin rrethuar zonën për mbarëvajtjen e protestës, duke vendosur dhe një gardh metalik që ndante efektivët nga qytetarët.

Protestuesit tentuan disa herë heqjen e gardhit, duke u përplasur me uniformat blu.

Të pranishëm në protestë ishin përfaqësues të Rithemelimit dhe Partisë së Lirisë në Këshillin Bashkiak dhe përfaqësues nga Aleanca për Teatrin.

Protestuesit dëgjuan fjalimet e përfaqësuesve politikë, të cilët kërkuan dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj.

Protesta, e iniciuar nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit dhe e mbështetur nga Rithemelimi dhe Partia e Lirisë, vjen pas arrestimeve të disa zyrtave të bashkisë, nga SPAK, të cilët akuzohen për “Shpërdorim detyre”. /Telegrafi/

 

The post Mbahet protesta e 10-të e opozitës para Bashkisë së Tiranës, u vihet zjarri gomave first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Vërshimet në disa klinika, ShSKUK: Nuk janë dëmtuar aparaturat mjekësore

RTI

Presidenti Pendarovski e priti presidenten sllovake Zuzana Çuputova

admin

Vezë, zbukurime dhe lepuj prej çokollate, ja disa nga zakonet e traditat se si festohen Pashkët

admin