RTV AHIRETI
Lajme

Mbi 1 milion euro investime – përurohen renovimet në Klinikën e Urologjisë

mbi-1-milion-euro-investime-–-perurohen-renovimet-ne-kliniken-e-urologjise

Pas shtatë muajsh renovime në Klinikën e Urologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) sot përmes një ceremonie u bë përurimi i tyre.

Me këtë rast, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti vlerësoi si shumë të rëndësishme investimet 1.2 milion euro për pacientët dhe stafin shëndetësor në këtë klinikë.

Kurti tha se për 20 vite në Urologji nuk pati investime por vetëm degradim të kushteve.
Nëntë dhoma me kushte moderne me nga tre shtretër janë vendimtare, sipas Kurtit, për shërimin e pacientëve dhe kujdesin profesional që e japin mjekët dhe infermierët.

 

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia tha se vendimin për renovimin e Urologjisë e kishte marrë pas shprehjes së brengave nga kjo klinikë se kushtet janë të këqija dhe se nuk ka pas investime për vite të tëra.

Për këto investime, Vitia tha se janë rezultat i kërkesave të stafit shëndetësor të kësaj klinike.

Vitia potencoi se javën tjetër do të hapen edhe sallat operative të Klinikës së Urologjisë dhe kështu sipas tij kjo klinikë nga më problematikja në aspektin infrastrukturor po bëhet klinika model në QKUK.

The post Mbi 1 milion euro investime – përurohen renovimet në Klinikën e Urologjisë first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Kurti sot u përgjigjet deputetëve për takimin e Ohrit

rezart morina

OKB: Izraeli vrau 112 palestinezë në Kudsin Lindor dhe Bregun Perëndimor që nga fillimi i vitit

admin

Tensionet në Veri, QUINT dhe BE reagojnë sërish: Qeveria mos të marrë masa të reja për të hyrë me forcë në objektet e komunave

rezart morina