Mbi 2 mijë e 200 tiketa trafiku janë shqiptuar nga Policia e Kosovës gjatë 24-orëve të fundit, raporton teve1.info
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, gjatë kësaj periudhe janë regjistruar 13 aksidente komunikacioni me të lënduar dhe 34 me dëme materiale.
Ndërkohë, gjatë 24 orëve të shkuara janë arrestuar 10 persona, kurse 7 janë dërguar në mbajtje.
“Aksident trafiku me fatalitet 0
Aksident trafiku me të lënduar 13
Aksident trafiku me dëme materiale 34
Tiketa trafiku të shqiptuara 2273
Tiketat e shqiptuara në bazë të ligjit Covid – 19 0
Persona të arrestuar 10
Persona në mbajtje 7
Persona në ndalim policor 0
Persona në vuajtje të dënimit 1”, njofton Policia.