Mbi 5 mln hektarë pyje të Amazonës janë zhdukur nga Janari i 2017-ës deri në Nëntor të 2021-it.
Ky është bilanci që dokumentohet nga miliarda fotografi nga hapësira të satelitëve Sentinel-1 të programit të vrojtimit të Tokës Copernicus nën drejtimin e agjensisë hapësinore evropiane ESA.
Ndërkohë që shpyllëzimi gjatë vitit 2022, që ka vijuar, përllogaritet të jetë prej 10.5 mln m2. Pra vijon shfarosja e “mushkërisë së Tokës” për të pestin vit rradhazi, gjithnjë nën administratën e Bolsonaros, që mesa duket tregon mjaft indiferencë mbi argumentin e mbrojtjes së mjedisit.
Pylli amazonik me një bidoversitet të jashtëzakonshëm, është trashëgimi natyrore e paçmueshme nga varet dhe eksistenca e gjithë planetiti tonë, si dhe numëron një hapësirë prek 670 mln hektarësh. Një ndër pasojat më të rënda të shpyllëzimit në nivel makro është pikërisht ndikimi në ndryshimet klimatike, pasi janë reaksione zinxhir, që mund të shkaktojnë thatësira dhe ta transformojnë në një savanë në të ardhmen. /tvklan
The impact of illegal deforestation in Brazil’s Amazon rainforest, captured in drone footage pic.twitter.com/OE191LkUKr
— Reuters (@Reuters) January 24, 2023