Të paktën 822 civilë janë vrarë në përleshjet mes ushtrisë dhe grupit paraushtarak Forcat e Mbështetjes së Shpejtë (RSF) në Sudan, që po vazhdojnë nga mesi i muajit prill, transmeton Anadolu.
“Vazhdimi i përleshjeve ka çuar në më shumë viktima në kryeqytetin Khartoum dhe disa shtete”, ka theksuar Sindikata e Mjekëve të Sudanit.
Sipas njoftimit të sindikatës, deri më tani kanë humbur jetën 822 persona, kurse janë plagosur 3.215 të tjerë në qytete të ndryshme të vendit, përfshirë kryeqytetin Khartoum.
Mëngjesin e 15 prillit, në Khartoum dhe qytete të tjera, shpërthyen përleshje të armatosura midis ushtrisë sudaneze dhe RSF-së.
Mosmarrëveshja mes ushtrisë dhe RSF-së për reformën e sigurisë ushtarake, e cila parasheh “pjesëmarrjen e plotë të RSF-së në ushtri”, ishte kthyer në një konflikt të nxehtë muajt e fundit.
Më 11 maj ishte nënshkruar “Deklarata e Xhedës”, në kuadër të bisedimeve që u realizuan në qytetin Xhide të Arabisë Saudite për ndalimin e përleshjeve mes ushtrisë dhe RSF-së.