RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmetShqipëri

Mbledhja e përbashkët e dy kuvendeve Shqipëri- Kosovë në nëntor

mbledhja-e-perbashket-e-dy-kuvendeve-shqiperi-kosove-ne-nentor

Kuvendi i Shqipërisë nisi sot punimet e sesionit të tretë të Legjislaturës së X.
Në nisje të seancës, kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla lexoi mesazhin përshëndetës të presidentit të Republikës, Bajram Begaj.

Nikolla njohu ligjvënësit për disa nga çështjet e depozituara në Kuvend, programin dhe kalendarin e punimeve.

“Sesionin e kaluar Shqipëria arriti një sukses të merituar. BE çeli zyrtarisht negociata. Ky ishte një sukses që ju takon të gjithë qytetarëve dhe institucioneve të vendit, Por Kuvendi ka rolin dhe kontributin e pazëvendësueshëm. Veprimtaria legjislative ka qenë shumë produktive. Gjatë sesionit ngritëm 2 komisione të posaçme për reformën zgjedhore dhe atë administrative territorial, veprimtaria e të cilëve do të përfundojë gjatë këtij sesioni. Avancuam dhe mbështetëm reformën në drejtësi dhe procesin e vetingut, si një nga korsitë kryesore të kësaj refrome. Këshilli i legjislacionit mori në shqyrtim vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Kuvendi ka funksionuar si një institucion pluralist në të cilin opozita gëzoi të gjithë aksesin e nevojshëm për kontrollin e qeverisë”, u shpreh Nikolla.

Kryeparlamentarja u ndal në rolin dhe përgjegjësinë e Kuvendit sa i takon procesit të integrimit.

“Duke qenë se vendi ka hyrë në një stad të ri të procesit të integrimit evropian, edhe roli i Kuvendit do të ketë një dinamikë të re. Zhvillimi i negociatave është përgjegjësi e Qeverisë, por kjo përgjegjësi duhet mbështetet e kontrollohet nga Kuvendi. Në këtë kontekst, detyrat kryesore të Kuvendit gjatë negociatave të anëtarësimit do të jetë intensifikimi i përafrimit të legjislacionit kombëtar me legjislacionin e BE”, tha Nikolla.

Ajo theksoi se duhet përafruar në një periudhë të shkurtër kohore legjislacioni shqiptar me sistemin ligjor të BE-së, i cili është zhvilluar për mbi gjashtë dekada.

“Pas çeljes së negociatave të anëtarësimit, numri i ligjeve me përafrim do të rritet në mënyrë të konsiderueshme dhe po kështu edhe kërkesat për miratimin e tyre me procedurë të përshpejtuar. Shqyrtimi dhe dhënia e opinioneve mbi pozicionet negociuese të hartuara nga qeveria në të cilat përcaktohet situata aktuale, plani për përafrimin e plotë të legjislacionit dhe periudhat tranzitore për secilin nga kapitujt e negociatave”, u shpreh Nikolla.

Sipas saj, një element i rëndësishëm i detyrimeve të Kuvendit në procesin e integrimit evropian do të jetë koordinimi i raportimit të Kuvendit në kuadër të Raportit vjetor të Komisionit Evropian dhe të institucioneve dypalëshe BE-Shqipëri si dhe ndjekja e hartimi dhe monitorimi i Planit të Veprimit për adresimin e Rekomandimeve të Komisionit Evropian.

Nikolla tha se janë përfshirë tashmë në programin e punës dhe kalendarin e Kuvendit edhe projektaktet ligjore për spastrimin e politikës dhe institucioneve prej ish-bashkëpunëtorëve dhe të favorizuarve nga sigurimi i shtetit.

“Siç jeni në dijeni, kohët e fundit, opinioni publik, media, Kuvendi dhe institucionet e tjera të vendit janë përfshirë në një debat mbi nevojën e spastrimit të politikës dhe institucioneve prej ish bashkëpunëtorëve dhe të favorizuarve nga sigurimi i shtetit si edhe mbi ndërgjegjësimin, kujtesën kolektive dhe ndëshkimin publik të krimeve të regjimit komunist. Kjo ndjeshmëri e shoqërisë është konkretizuar në Kuvend në formën e projekt-akteve ligjore, të cilat janë përfshirë tashmë në programin e punës dhe kalendarin e Kuvendit”, shtoi ajo.

Nikolla theksoi se gjatë sesionit të kaluar kemi pasur një bashkëpunim intensiv dhe produktiv me Kuvendin e Kosovës.

“Vetëm nga janari deri ne korrik janë realizuar gjithsej 13 vizita, nga të cilat 6 të delegacioneve të Kuvendit të Kosovës në Tiranë dhe 7 vizita të delegacioneve të Kuvendit të Shqipërisë në Prishtinë. Këto shkëmbime vizita dhe organizimi i tryezave do të vazhdojë edhe gjatë këtij sesioni. Shumë shpejt do të nënshkruhet edhe Memorandumi i Mirëkuptimit midis Kuvendit të Shqipërisë dhe Kuvendit të Kosovës si dhe po punojmë për organizimin e mbledhjes së përbashkët të dy kuvendeve në muajin nëntor në kuadër të 110-vjetorit të pavarësisë”, përfundoi ajo.

Related posts

Osmani takon Cholletin dhe Escobarin

rezart morina

Dëmet nga tërmeti në Marok, të paktën 50 mijë banesa u shembën

rezart morina

Palestina paralajmëron Izraelin për “pasoja të rënda” derisa ministri izraelit i sigurisë do të vizitojë Al-Aksan

admin