RTV AHIRETI
Lajme

Mblidhet sërish kabineti izraelit i luftës për të diskutuar “përgjigjen” ndaj Iranit

mblidhet-serish-kabineti-izraelit-i-luftes-per-te-diskutuar-“pergjigjen”-ndaj-iranit

Kabineti izraelit i luftës do të mblidhet sërish sot për të diskutuar mbi “përgjigjen” që do të jepet ndaj sulmit të kryer nga Irani, transmeton Anadolu.

Në lajmin e televizionit izraelit “Channel 12” thuhet se kabineti izraelit i luftës do të mblidhet në orën 14:00 sipas kohës lokale. Theksohet se pika kryesore e rendit të ditës së takimit është “përgjigjja” e Izraelit ndaj sulmit që Irani kreu më 13 prill.

Kabineti i luftës u mblodh edhe dje për të diskutuar mbi përgjigjen që do të jepej ndaj Iranit. Në lajmet e mediave izraelite thuhet se anëtarët e kabinetit të luftës kishin mendime të ndryshme për përgjigjen që do të jepej ndaj Iranit dhe se nuk ka qenë e mundur arritja e një konsensusi.

Anëtarët e kabinetit të luftës janë në të njëjtin mendim për dhënien e përgjigjes ndaj Iranit, por që kanë shprehur mendime të ndryshme se kur dhe çfarë përgjigje do të jepet.

– Tensionet Iran-Izrael

Më 1 prill Izraeli kreu sulm ajror në ndërtesën e konsullatës së Iranit në Damask. Në sulm humbën jetën 7 anëtarë nga Ushtria e Gardës Revolucionare iraniane, përfshirë 2 gjeneralë.

Irani njoftoi se sulmi i Izraelit ndaj konsullatës nënkuptonte sulm në territorin e vendit të tij dhe se ata do të hakmerreshin. Izraeli tha se do t’i përgjigjej sulmeve të Iranit.

Irani nisi një sulm ndaj Izraelit më 13 prill me qindra mjete ajrore pa pilot kamikazë, raketa balistike dhe lundruese dhe njoftoi se disa objektiva ushtarakë u goditën.

Izraeli deklaroi se shumica e sulmeve u parandaluan nga sistemet e mbrojtjes ajrore, por një raketë goditi një bazë ushtarake në jug.

The post Mblidhet sërish kabineti izraelit i luftës për të diskutuar “përgjigjen” ndaj Iranit first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Ekuadori heq gjendjen e jashtëzakonshme

admin

“Asgjë nuk do të na ndalojë”- Kryeministri izraelit: Do të zhdukim brigadat e Hamasit në Rafah

admin

Të enjten në Bruksel, takimi i kryenegociatorëve për dinarin serb

admin